SHARE

Saktë sot e katër muaj, respektivisht më 22 tetor të vitit të kaluar, u dogjë objekti i shkollës në fshatin Novosellë të Komunës së Bogovinës. Që atëherë, edhe pse kanë kaluar katër muaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të rregulluar objektin shkollor, 

Si pasojë e zjarrit, thuajse e gjithë catia e objektit u shkrumua dhe tashmë nuk eksizton. Objekti është plotësisht i pashfrytëzueshëm, ndërsa drejtuesit e Komunës së Bogovinës nuk kanë ndërmarrë  asnjë veprim për sanimin e objektit.

Të reshurat e fundit atmosferike të borës, shfaqin një panoramë të tmerrshme. Bora ka depërtuar brenda objektit të shkollës.

Dhe derisa nuk ka zgjidhje. 207 nxënësit e fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës, mësojnë të shpërndarë.

Disa klasë janë vendosur tek zyrat e bashkësisë lokale të fshatit Novosellë të komunës së Bogovinës ndërsa  shfrytëzohet edhe xhamia e fshatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here