SHARE

Është konfirmuar se nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Tetovë kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj. Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrfikësve që janë në kërkim të trupave.

Rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, i lindur në vitin 1940.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Nëna Fatimja 39 vjeç si dhe tre janë djemtë dhe vajza e saj raportohet se kanë mbetur të vdekur.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, tregon pronari i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë.

Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here