SHARE

Spasovski: Punohet për zbardhjen e rastit Në emër të qeverisë dhe kryeministrit Zaev kanë ardhur për ti shprehur ngushëllime familjes Zulbehari në Tetovë zv.kryeministri Hazbi Lika i shoqëruar nga kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi si dhe ministrat Oliver Spasovski, Suhejl Fazliu, Mila Carovska e shumë funksionarë të tjerë nga pushteti qendrorë dhe ai lokal.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sëbashku me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe zv.kryeministrin Hazbi Lika vizituan sot familjen Zylbehari për tju shprehur ngushëllime për humbjen e pesë familjarëve të tyre. Në këtë vizitë e cila ishte në emër të qeverisë dhe kryeministrit Zaev të pranishëm ishin edhe ministrat Suhejl Fazliu, Mila Carovska e shumë funksionarë të tjerë nga pushteti qendror dhe lokal.

Oliver Spasovski deklaroi se kjo ishte një tragjedi e madhe për Tetovën dhe duhet të jetë një mesazh I fuqishëm për të gjithë ne. TONIKISHT – Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme ‘Kjo që ndodhi në qytetin e Tetovës është një tragjedi e madhe e cila na ka prekur të gjithëve, tragjedia më e madhe është për familjen dhe për qytetarët e Tetovës por edhe të Maqedonisë. Ky duhet të jetë mesazh për të gjithë ne. Të gjithë të përpiqemi që të mos ndodhin të tilla tragjedi në të ardhmen.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here