SHARE
Për shkak reshjeve në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi, ndërsa në Poroj autoritetet është dashur të intervenojnë për të penguar daljen e lumit nga shtrati.

“Në mënyrë preventive është intervenuar përgjatë rrjedhës së lumit në fshatin Poroj, dhe në disa pika kritike në qytet. Ekipet punuese janë duke punuar në rrugën e Banjës, ku në disa pika ka rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjëve.
Në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi, dhe së shpejti do të intervenohet me maqineri përkatëse me qëllim sigurim të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa.

Në Reçicë të Madhe situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll dhe po vëzhgohet në kontinuitet nga ekipet komunale.
Gjatë ditës ekipet e NPK Tetova – Tetovë kanë intervenuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në teren duke ndjekur nga afër situatën”, ka thënë kryetarja e komunës Teuta Arifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here