SHARE

Me makineri vetanake, por edhe me mobilizim të gjithanshëm banorët e Porojit janë në gatishmëri të plotë që reshjet e fundit të shiut të mos i befasojnë. Ata thonë se moti i lig çdoherë ka sjellë edhe fryrjen e këtij lumi që ka shkaktuar edhe dëme të mëdha material dhe bllokim të rrugëve.

Reshjet e fundit të shiut por edhe paralajmërimet për reshje të reja kanë detyruar banorët e Porojit që të ndërmarrin masa parandaluese për pastrimin e shtratit të lumit, që prurjet gjatë rreshjeve mos rrezikojnë banorët por edhe të mos e bllokojnë trafikun në rrugën mjaft frekuentuese Tetovë-Jazhincë. Banorët thonë se me vetëiniciativë por edhe me ndihmën e autoriteteve lokale asgjë nuk janë duke i lëshuar rastit dhe se po miren iniciativa për syceltësi dhe mobilizim të gjithanshëm, me të gjitha mjetet në dispozicion, për të parandaluar përmbytjet eventuale.

Lumi i fshatit Poroj që tashmë një kohë të gjatë u ka shkaktuar probleme banorëve të këtij vendbanimi, por edhe të tjerëve gjatë bllokimit të rrugës, paraqet një rrezik potencial për përmbytje. Gati se në çdo mot me reshje të shiut, lumi sjell prurje të dheut dhe shkakton dëme të mëdha si në infrastructure, por edhe tek të mirat materiale të banorëve. Rasti më i fundit ishte para disa ditëve kur Komuna e Tetovës dhe banorët u mobilizuan që të parandalojnë përmbytjet. /Art Channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here