SHARE

Filloi rigjykimi i rastit “Monstra” kundër gjashtë të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës…

Filloi rigjykimi i rastit “Monstra” kundër gjashtë të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës dhe i njëjti menjëherë u anulua për më datën 14 mars.
Shtyrja e seancës për një muaj u bë për shkak të lëshimit teknik që është bërë nga ana e prokurorisë, që dy aktakuzat për të njëjtën lëndë të trajtohen në një aktakuzë.
Prokuroria Publike mbetet në aktakuzën fillestare, se të pandehurit ngarkohen për veprën penale “terrorizëm”.
Avokati mbrojtës, Naser Raufi, pret që të ketë proces transparent dhe ndërrim të prokurorit, Naum Panovskit, i cili është i njëjti prokuror që ka udhëhequr rastin “Kumanova”.
“Nuk dihet deri  në fund se a do të jetë ose jo ky prokuror që do ta përfaqësojë këtë aktakuzë. Mendoj se ky prokuror është i përkohshëm në këtë lëndë dhe kjo u tregua sot pasi që aktakuzën e sotme të prezantuar për rastin “Monstra” nuk ishte e përgatitur ashtu diç duhej nga ana e prokurorisë, pasi që u prezantua vetëm një aktakuzë dhe nuk u përfshi edhe aktakuza e dytë për Sami Lutën, e cila u bashkëngjit më vonë për rastin “Monstra””,- deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi.
 
Edhe pala mbrojtëse, por edhe familjarët e të akuzuarve, kërkojnë që lënda t’i kalohet Prokurorisë Speciale.
“Mendoj se Prokuroria nuk ishte e përgatitur për të mbajtur sot seancë gjyqësore. Shpresoj se deri në seancën e radhës ajo do ta tërheq aktakuzën dhe rastin ta marrë Prokuroria Speciale, e cila ka disa muaj që e përgatit. Kisha dashur që të bashkëpunojnë dhe t’i bashkojnë argumentet, sepse e pamë që aktakuza ishte e njëjtë siç ka qenë herën e parë, kurse gjykata ka sjellë vendim për shfuqizim të vendimit të shkallës së parë dhe të dytë. Mendoj se herën tjetër do të vijnë më të përgatitur”,- tha familjari i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari.
Më 24 nëntor, Gjykata Supreme me kërkesë të palës mbrojtëse dhe gjendjes së pakonfirmuar faktike për këtë rast shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë për gjashtë personat e dënuar me dënim të përjetshëm, për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara të cilat mund të vërtetojnë pafajësinë e të akuzuarve në këtë rast.
Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailovic, për të cilët është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
REXHEP QAMILI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here