SHARE

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve shtatëditëshe të bastionit kryengritës sirian Guta Lindore në afërsi të Damaskut, kumtoi qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut.

Organizata joqeveritare monitoruese, selia e së cilës ndodhet në Britani  të Madhe dhe ka rrjet të gjerë të informuesve në Siri, kumtoi se në mesin e 5050 viktimave, 123 janë fëmijë. Numri i viktimave është rritur, pasi që janë zbuluar trupa nën rërnojat e bombardimit që ende po zgjasin.

Sot janë vrarë 29 civilë, prej të cilëve 17 në Duma, qytet i madh në Gutën Lindore. Forcat qeveritare siriane filluan bombardim masovik të enklavës së fundit kryengritëse në afërsi të Damaskut, si përgatitje për ofensivën tokësore për marrjen e saj.

Guta Lindore, ku jetojnë rreth 400.000 njerëz, është nën rrethim prej vitit 2013. Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje për rezolutën që parasheh armëpushim në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here