SHARE
Screenshot_1

Pas bllokadave që po bëhen nga ana e këshilltarëve të Bdi në komunën e Gostivarit, kryetari i kësaj Komune Arben Taravari kërkon që të shkohet në zgjedhje për këshilltarë komunal, me qëllim të formimit të një shumice stabile dhe jo bllokuese për Gostivarin.

Kryesuesi i këshillit të BDI-së, Nasir Musliu  deklaroi se nga këshilltarët të cilët e formojnë shumicën ka pasur propozime plotësuese të cilat janë kundërshtuar nga ana e Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkaq, kërkesës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për zgjedhje të parakohshme i është përgjigjur  Kryetari i degës së BDI-së dhe njëherit nënkryetar i këtij subjekti politik, Nevzat Bejta i cili e ftoi atë që të japë dorëheqje si Kryetar komune dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Këshilli nuk është pengesë, por pengesa e vetme je ti që nuk ke aftësi të menaxhosh me komunën. Pengesë e vetme je ti që e ke shndërruar komunën në degë të partisë tënde duke punësuar mbi 50 aktivistë dhe duke i paguar me para nga tatimet e qytetarëve e që mund të shfrytëzoheshin për punë të dobishme për qytetarët e Gostivarit. Pengesë je ti që më shumë je duke qëndruar jashtë vendit dhe jo në Komunë dhe pranë qytetarëve të Gostivarit. Që të shmanget pengesa e vetme që ka bllokuar Komunën e Gostivarit, ka një zgjidhje. Jep dorëheqje si kryetar komune dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme!”, përfundon komentin Bejta. /B. J. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here