SHARE

Ideja për hapjen e Kushtetutës greke, të cilën e paraqiti kryeministri, Zoran Zaev, e tronditi opinionin grek…

Ideja për hapjen e Kushtetutës greke, të cilën e paraqiti kryeministri, Zoran Zaev, e tronditi opinionin grek, shkaktoi komente negative, por e hapi edhe opsionin për arritje të marrëveshjes ndërkombëtare mbikushtetuese.

“Identiteti është ndjenjë dhe për të nuk mund të negocioni, të bëni pazar. Unë besoj se në atë frymë, duke u udhëhequr me kujdes drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje, e njëkohësisht të hapet edhe Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata mbajnë kujdes për grekët jashtë Greqisë. Unë jam i gatshëm, si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë, ashtu edhe ne të mbajmë kujdes për maqedonasit jashtë Maqedonisë, në mënyrë të njëjtë adekuate”,– tha Zaev.

Sipas nënkryetarit të Parlamentit Europian dhe shef i eurogrupit SYRIZA, Dimitris Papadimulis, mënyra më e mirë për t’u arritur zgjidhja për çështjen e Maqedonisë është t’i vihet fund Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 me marrëveshje ndërkombëtare me fuqi mbikushtetuese. Si shembull e ceki Marrëveshjen e Lozanës.

Së pari, emër i përbërë, i pranueshëm në mënyrë të ndërsjellë, erga omnes, për të gjitha përdorimet dhe e dyta, përfundimisht braktisja e çfarëdo lloji të irredentizmit. Ndërkaq, irredentizmi të zëvendësohet me marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve, e bazuar në stabilitet dhe moskontestim të kufijve ekzistues, marrëveshje që do të jetë “e mbyllur në marrëveshje ndërkombëtare, që do të ketë garanci dhe nënshkrim nga Bashkimi Europian, KB-ja”, sqaroi Papadimulis.

Lidhur me bisedimet për emrin, Papadimulis konsideron se duhet të ketë më shumë negociata, e më pak intervista. Me qëndrim dje doli edhe Partia komuniste e Greqisë. Partia kërkon ndryshim të Kushtetutës tani, e jo në të ardhmen e largët, mënjanim të irredentizmit dhe emër të përbërë me përcaktim gjeografik, Erga Omnes. Lidhur me marrëveshjen e mundshme mes dy vendeve, KKE në Parlamentin grek nuk do të japë dritë të gjelbër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here