SHARE

Brukseli ka përkujtuar sulmet terroriste në aeroport dhe në stacionin e metrosë dy vite më parë.

Brukseli ka përkujtuar sulmet terroriste në aeroport dhe në stacionin e metrosë dy vite më parë, kur terroristët vranë 32 persona dhe lënduan mbi 300 të tjerë. Mes të lënduarve ishte edhe Valter Benjamin.
Atij i është dashur të mësojë të ecë nga fillimi, pasi gjatë sulmit humbi njërën këmbë dhe mori lëndime të tjera gjithandej në trup. 22 marsi i vitit 2015 ia ndryshoi jetën tërësisht, por Valteri të paktën është gjallë.  Ai po mësohet të ecë me këmbën artificiale. Shumë të tjerë nuk e kishin as këtë fat. Ankthi mbetet edhe sot, as trupi e as mendja e tij nuk e harron dot marsin e 2015-s.
“Unë në një farë mënyre vdiqa më 22 mars e sot më duket se jam ringjallur sërish. Pashë skena apokaliptike atë ditë, që kurrë nuk do më shlyen nga kujtesa. Trupa të djegur, të copëtuar. Burri afër meje vdiq, pashë kokën se si i fluturoi sipër meje. Për 35 minuta isha në terminal, me një trup pa kokë afër meje, nuk lëvizja dot. Është një pamje që nuk e harron dot kurrë”,– deklaroi i mbijetuari i sulmit të 22 marsit 2015, Walter Benjamin.
Brukseli rikujtoi sot dhimbjen.  Familja mbretërore, familjarët e viktimave, të mbijetuarit, qytetarë të shumtë, politikanë, shërbimet e emergjencave dhe punonjës të aeroportit, me një minutë heshtje nderuan ata që humbën jetën në këto sulme, të cilat do të përkujtohen edhe me një vepër memoriale të artistit, Jean-Henri Compere.
MIGENA GORENCA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here