SHARE

Sistemi i drejtësisë përkatësisht, gjykatat dhe prokuroritë në vend.

Sistemi i drejtësisë përkatësisht, gjykatat dhe prokuroritë në vend shumë herë me vendimet e tyre kanë tensione të cilat reflektohen edhe në ndarje etnike, vlerëson ish antari i prokurorisë, Miralem Asanit.

Sipas tij  drejtësia në vend ende nuk ka ndryshuar shumë nga periudha e qeverisë Gruevski pasi gjykatësit dhe prokurorët vazhdojnë të sjellin vendime në bazë të interesave dhe në dëshirës së tyre e jo siç i obligon ligji.

Asani vlerëson se reformat që paralajmëroi qeveria nuk janë duke u parë,dhe se rasti i fundit me Almirin e vogël tregoj se ndarja e drejtësisë në këtë shtet nuk është sipas normave ligjore.

“Unë personalisht jam i dëshpëruar nga kjo me që nga vetë fakti nuk shohë as gjë se ka lëvizur për së miri , nuk them se bukfalisht as gjë ato pika që pritshmi që të ketë reforma nuk shohë se ka. Ja shembulli me rastin e fundit që është shumë mediatik me Almirin e vogël, kryeprokurori vendos ashtu siç i ka referuar prokurori i lëndës. Për mua prokurori shtetëror vend të merret me politikën e gjithëmbarshme të prokurorisë me menaxhimin e prokurorisë dhe me veprimin ashtu siç e parasheh ligji, qoftë ai i procedurës penale ligji i prokurorisë penal ata akoma vazhdojnë të implementojnë standarde të dyfishta të cilat janë të instaluara që më herët. Unë mendoj se politika të vendos sinqerisht për reforma në drejtësi , kurë them në drejtësi mos keq kuptohemi e kamë fjalën për gjyqësinë dhe prokurorin. Kurë them reforma thellësishme patjetër duhet përcaktohet çdo veprim i çdo organi, pasi e shohim kohët e fundit ashtu se çdo  kujt ashtu edhe vepron” – tha Miralem Asani,  ish anëtarë i Prokurorisë.

Asani megjithate thotë se Maqedoni ka gjykatës dhe prokurorë që punojnë denjësisht por revoltë dhe tensione të qytetarët do tël vazhdojë të ketë për derisa prokurorët dhe gjykatësit kanë standarde të dyfishta dhe sipas tij duhet reforma më të thella.

“Akoma në gjyqësor kanë ngelur ato problem të instaluar prej pushteti të më pashëm. Unë besoj se në gjyqësi ka njërës të mirë ka profesionist, megjithatë duhet në gjyqësi të ketë një reformë më të theksuar, duke pasur parasysh se kohët e fundit në Maqedoni shohim se ç’far veprimesh ndërmerren qoftë prokuroria qoftë gjyqësia, përdorën standarde të dyfishta  që një e tillë shkon në dëm të sundimit të ligjit dhe vetë shtetit. Nuk mund të kemi shtet të sigurt nëse nuk kemi sundim të ligjit, ashtu siç e parasheh ligji. Me që janë të instaluara kështu standarde të dyfishta në Maqedoni, un mendoj se këtu ka nevojë imperativ të domosdoshme për një reformë më të thellë” – shprehet Miralem Asani,  ish anëtarë i Prokurorisë.

Ish anëtari në prokurori dhe ish gjykatësi në Gjykatën e Apelit në Gostivar Miralem Asani, thot se reformave në drejtësi janë nevojë urgjente, qoft nëse I shohim nga prizma e integrimeve, qoftë nga nevojat e qytetarëve për drejtësi të mirfilltë siç do të duhej të ishte në një shoqëri të barabartë për të gjithë. (Visar Sadiki, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here