SHARE
29680915_10211803975835872_548660133_o

LIKA: Sistematizimi në harmonizim me kapacitetet


Në mbledhjen qeveritare që është mbajtur dje, në mënyrë unanime është miratuar plani për sistematizim të 958 administratorëve të cilët që nga viti 2008 janë punësuar dhe kanë qëndruar në shtëpi. Kështu bënë të ditur sot zëvendëskryeministri i Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik, Hazbi Lika dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Zëvendkryeministri, Hazbi Lika tha se sistematizimi i administratorëve bëhet në harmonizim të kapacitetit të administratorëve dhe nevojës së institucioneve shtetërore.

“Tashmë ka filluar sistematizimi i administratorëve. Plani që u përgatitë nga dikasteri ynë dhe Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë dje është miratuar në mënyrë unanime. Sistematizimi është bërë në pajtueshmëri me nivelin e arsimimit dhe nevojës së institucioneve. Jemi munduar që të bëjmë harmonizim të plotë ndërmjet kapacitetit profesional të administratorëve dhe asaj për çfarë kanë nevojë institucionet. Tash pres bashkëpunim edhe nga administratorët tjerë që janë të pasistemuar”tha Lika.

Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, faza e parë e sistemimit të administratorëve ka përfshirë disa kritere si: lloji dhe niveli i arsimimit të administratorëve, shpërndarja e tyre të jetë në numër të vogël por në më shumë institucione si dhe vendbanimi i administratorëve. Megjithatë ende nuk dihet se sa është rroga mesatare e secilit prej administratorëve, sa vjet secili prej tyre ka ndenjur në shtëpi dhe ka marrë rrogë dhe se sa në total është dëmtuar buxheti i Maqedonisë nga 1600 administratorët. /Art Channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here