SHARE
Almiri_Boban-Ilic_2

Dënime edhe për familjarët e Almirit


Gjykata e Kumanovës sot shpalli aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.

Avokati i i vogëlushit Almir Aliut nga Kumanova Asmir Alispahiq theksoi se ky vendim i gjykatës është turp pasi gjykata nuk i ka marrë parasysh shumë fakte. Ai shtoi se ekziston problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptarë.

“Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”. “Nuk e kam të qartë se si ka mundësi dhe kush është ai që dëshiron të mbroj një vrasës monstruoz”. “Presim që të marrim vendimin me shkrim të gjykatës dhe më pas shpresoj se për shkak të lëshimeve ky proces duhet të kthehet sërish në shqyrtim”.

Ndërkohë, familjarët e Almirit deklaruan se është duke u parë qartë se këtu bëhet fjalë për padrejtësi, dhe njëherit paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj prokurores dhe gjykatëses.

Shihet qartë se këtu ka padrejtësi, personi që mbyti fëmijën dënoi me 6 vjet vrasësin, derisa familjarët, Sedatin dhe të tjerët i dënoi me 6, gjegjësisht 9 muaj burg. Kjo është padrejtësi”tha Nijazi Aliu, familjar i Sedat Aliut.

Gykatësja ka shqiptuar edhe dënim për familjarët e Almiritl. Babai i tij, Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj burg, kurse Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 muaj. /Art channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here