SHARE

Mjekët në Australi kanë bërë thirrje për kërkime urgjente në lidhje me një ulçerë mish-ngrënëse, e cila është kthyer në epidemi në shtetin e Victorias.

 Rastet e kësaj sëmundjeje infektive të quajtur ulçera buruli, një sëmundje lëkure e cila gjendet në shumicën e rasteve në Afrikë, është rritur me 400 % në Australi këto vitet e fundit.
Infeksionet janë bërë më të rënda dhe po përhapen në zona të tjera.
Mjekët nuk dinë si ta parandalojnë sëmundjen, e cila shkaktohet nga bakteret që prishin indet.
Një rekord prej 275 infeksionesh të reja u regjistrua në shtet vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 51% në 2016.
Eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Daniel O’Brien tha se rastet e ulçerës buruli, ose sëmundjes Mycobacterium ulcerans, ishin bërë më të zakonshme dhe më të rënda./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here