SHARE

Duraku: ‘Të shembim barrierat përmes letërsisë’

12 numra të revistës letrare ‘ILLZ’ u promovuan ditën e sotme para të pranishmëve në amfiteatrin filologjik të Universitetit të Tetovës. Drejtori i revistës ‘Illz’, Izet Duraku deklaroi se kjo revistë ka për mision që të shembi barrierat përmes letërsisë.

Në Universitetin e Tetovës u bë promovimi i 12 numrave të Revistës letrare të Tiranës ‘Illz’. Organizatorët e revistës u përqëndruan më tepër në numrin 10 të kësaj reviste e cila i kushtohet Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Sipas kryeredaktorit të kësaj reviste Rexhep Shahi, ishin të kënaqur që promovimi I këtyre numrave të revistës u prit me një vëmendje dhe seriozitet nga ana e të pranishmëve në UT. Ai theks të veçantë I vuri numrit 10 të revistës, të cilin e quajti edhe si botimin më special.

‘Kjo revista për Skënderbeun, ka 118 autorë, ka 30 shkrime ekskluzive për këtë revistë, kanë punuar 25 përkthyes që të sjellin shkrime të panjohura për Skënderbeun, revista është 500 faqe. Konsiderohet si botimi më special, më i gjerë, për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.’

Këtu vijmë si misionarë të fjalës së lirë dhe fjalës së bukur, deklaron kështu drejtori i revistës ‘Illz’ Izet Duraku. Ai shton se kjo revistë ka për mision që të shembi barrierat përmes letërsisë.

‘Revista jonë ka si mision që të shembi barrierat midis vendeve, midis njerëzve, midis kombeve të sjellë mirësinë, paqen, dashurinë përmes letërsisë. Fjala është e para thuhet në librat e shenjtë, dhe gjen zemrën, gjen njerëzit.

Përndryshe, ‘Illz’ është një revistë dy mujore që botohet me tirazh 500 kopje me gjithësej 250 faqe. Merret me botimin e letërsisë shqipe, asaj të huaj dhe botimin e studimeve dhe qëndrimeve letrare. Ndërkaq, ky i sivjetshmi është botimi i dytë i kësaj reviste. /Blerona Jakupi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here