SHARE
Visar Bexheti kryetar i KF Shkëndija

Të dielën organizohet spektakël me yje të estradës shqiptare

Skuadra tetovare e futbollit Shkëndija, këtë sezon garues është duke e shënuar suksesin më të madh nga themelimi i saj, duke e siguruar titullin e kampionit dhe do të luajë në finalen e Kupës së Maqedonisë. Për këto suksese më meritorë janë stafi drejtues me Visar Bexhetin kryetar, stafi teknik dhe futbollistët. Për këto suksese ekskluzivisht për televizionin tonë flet kryetari aktual Visar Bexheti.

“Nuk do e kisha quajtur se gjithë kjo ka ndodhur vetëm për shkak të ardhjes time. Me ardhjen time, erdhi edhe trajneri Qatip Osmani. Unë erdha në një periudhë ku veç më ishte bërë një punë e madhe disa vite me radhë, kështuqë lirisht mund të themë përveç punës ka edhe shumë gjëra tjera që ndikuan që ky sukses të jetë kështu siç e kemi sot”

Për suksesin e arritur gjatë këtij kampionati stafi teknik dhe futbollistët do të shpërblehen sipas rregullores së klubit. Këtë e pohoi vetë kryetari Bexheti.

Gjithsesi, ne prej fillimit i kemi caktuar disa  gjëra. Ato të cilat ua kemi premtuar plotësisht i kemi realizuar, kështuqë nuk do të kisha dashur të flas për shuma, por mendoj se kanë qenë të konsiderueshme për vetë  arsye se rezultatet janë aty ku janë

Të dielën organizohet një spektakël i madh, ku do të festohet titulli i dytë i kampionait. Me këtë rast të pranishëm pritet të jenë një numër i madh i të ftuarëve nga Shqipëria, Kosova dhe nga vendi.

“Të ftuar janë të gjithë, të gjithë dashamirët e Shkëndijës janë të mirëseardhur atë ditë se është loja e fundit. Normalisht se do të kemi disa mysafirë, disa dashamirë të Shkëndijës të cilët çdoherë na kanë mbështetur”

Në mesin e të ftuarëve pritet të jenë edhe ata të cilët ndër vite e kanë drejtuar Shkëndjën.

Patjetër. Ato do të jenë të ftuar special dhe ne jemi të vetëdijshëm se ky sukses që ka ardhur sot, nuk ardhur brenda ditës ose brenda natës. Por gjithsesi se është vazhdimësi e punës së të gjithëve që kanë bërë deri më sot”.

Pas ndeshejs Shkëndija – Pelsiteri, në orën 21:00 në sheshin “Iliria” të Tetovës do të organizohet një spektakël i madh ku krahas të ftuarëve të shumtë do do të ketë edhe një program të pasur me yje të estradës shqiptare. /Shaban Sinani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here