SHARE
auto_census-780×43915217930171521793068

Muhamedi: Të mos përsëriten parregullsitë


Regjistrimi i popullsisë së Republikës së Maqedonisë do të realizohet nga data 1 deri më 21 prill te vitit 2020. Gjatë regjistrimit nuk do të përdoren pyetësor në formë të letrës, por do të përdoret laptopi dhe vlerësohet se për kryerjen e këtij procesi do të nevojiten rreth 8,5 milionë euro.

Nga data 1 deri më 21 prill te vitit 2020 do të realizohet regjistrimi i popullsisë së Republikës së Maqedonisë. Në terren do të angazhohen rreth pesë mijë regjistrues, dhe kësaj radhe do të përdoret metodë e kombinuar, që do të thotë përveç shfrytëzimit të të dhënave në terren, do të shfrytëzohen edhe të dhëna nga regjistrat. Vlerësohet se për kryerjen e këtij procesi do të nevojiten rreth 8,5 milionë euro.

Profesori Nijazi Muhamedi, i cili njëherit ka qenë edhe regjistrues në vitin 2001 deklaroi se mirë është që regjistrimi i popullsisë të bëhet në bazë të rekomandimeve europiane që të mos përsëriten implikimet e mëhershme.

Ndërkaq, në një intervistë për media drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simonovski deklaroi se në 73 vjetorin e ekzistimit të entit shtetëror për statistikë, me shumë keqardhje konstatojnë se më të njohur janë për shkak të dështimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.

‘Shpresoj që tani do të arrijmë të dëshmojmë se jemi institucion serioz dhe se më së paku prej neve varej mosregjistrimi i vitit 2011. Por faji ekziston, sepse arritëm që t’i hapim dyert politikës që të përzihet në këtë proces. Kjo është një gjë që nuk duhet të lejohet. Ndoshta do të ketë tentativa, megjithatë nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndikojë. Procesi i regjistrimit do të jetë thjesht operacion statistikor dhe asgjë më shumë”, tha Simonovski.

Përndryshe, këtë herë gjatë regjistrimit nuk do të përdoren pyetësor në formë të letrës, por do të përdoren laptopë, me ç’rast që siç thuhet në atë mënyrë shumë më shpejtë do t’i mbledhin të dhënat dhe nuk do të pritet një vit e gjysmë apo dy për t’i publikuar ato. /Blerona Jakupi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here