SHARE
Screenshot_3

Qazimi: Arsimi i mesëm shënon ulje

Si rezultat i migrimit që ndodh prej fshatrave në qytet, dhe si rezultat i natalitetit në komunën e Tetovës është shënuar rritje e nxënësve të regjistruar në shkollat fillore. Kurse, sa i përket arsimit të mesëm numri i nxënësve ka shënuar ulje për shkak të migrimit që ndodh jashtë shtetit, apo jashtë qyteteve të tjera. Më tepër detaje sjell kronika në vazhdim e përgatitur nga gazetarja Blerona Jakupi.

Viteve të fundit në komunën e Tetovës, numri i nxënësve që ndjekin arsimin fillor ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të publikuara, para katër viteve, numri i nxënësve të regjistruar në shkollat fillore të komunës së Tetovës, ishte 9811 nxënës, sivjet në vitin shkollor 2017/18 numri i nxënësve që janë duke e ndjekur arsimin fillor është 1086 nxënës.  Përgjegjësi për arsim në këtë komunë, Ahmet Qazimi, deklaron se numri i nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm në komunën e Tetovës, ka shënuar ulje.

‘Sa i përket numrit të nxënësve që janë duke e ndjekur mësimin në institucionet arsimore të arsimit të mesëm atje vërehet një ulje e numrit të nxënësve, derisa në vitin 2014 kemi pasur 8826 nxënës, sivjet kemi 7034 nxënës.’

Sipas Qazimit, në komunat e Pollogut të cilat janë përreth Tetovës ka ulje të numrit të nxënësve për shkak se shumica prej tyre vijnë në Tetovë për të ndjekur arsimin.

‘Në komunë të Tetovës si rezultat i migrimit që ndodh prej fshatrave në qytet, edhe si rezultat i natalitetit kemi edhe rritje të nxënësve në shkollat fillore. Kurse, sa i përket arsimit të mesëm mund të nxjerrim konkluzionin për shkak të migrimit që ndodh jashtë shtetit, apo jashtë qyteteve të tjera.’

Përndryshe, momentalisht në klasë të parë në komunën e Tetovës janë të regjistruar 978 nxënës dhe për shkak se regjistrimi vazhdon deri në fillim të vitit shkollor, pritjet janë që ky numër të arrijë nga 1150 – 1200 nxënës. /Blerona Jakupi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here