SHARE

Klubi I futbollit Renova është ndër skuadërat më aktive në këtë merkato verore pasi në radhët e veta ka sjellë Fisnik Zukën, Miran Maksutin , Ylber Beqirin, Aleksandar Ristevskin, Nikolla Pantoviq dhe Emran Rramadani i cili është kthyer pas një viti të kaluar në ekipin e Partoizanit të Tiranës. Prurja e fundit e Renovës është Alban Sulejmani i cili vinë nga Partizani i Tiranës. Bëhet fjalë për sulmuesin 20 vjeçar ish futbollist i Legias dhe Pogon Sielce të Polonisë, Partizanit të Tiranës. Alban Sulejmani tani më është bashkangjitur ekipit në përgaitje në Ohër dhe pritet të jetë një përforcim i madh i ekipt në kampionatin e ri në Ligën e parë të Maqedonisë..

Sa i përket përgatitjeteve të fazës së dytë ato zhvillohen sipas plan progarmit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri. Ekipi krahas senacave stërvitore që po mbahen dy herë në ditë ka palnifikuar edhe tri ndeshje kontrolluese me Labunishtën, me kampionin e Shqipërisë Skënderbeun në Korçë me 17 korrik dhe testi fundit do të zhvillohet në Strugë me 21 korrik, kundër Struga Trim Lumit.. nga ( Shaban Sinani )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here