SHARE

Dalja duhet të jetë të paktën 50%

Ekspertët e çështjeve statistikore vlerësojnë se referendumi që të jetë i suksesshëm duhet të votohet nga më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në KSHZ. Analisti politik Robert Nesimi shton se nëse VMRO-DPMNE-ja vendos të bojkotojë referendumin i njëjti nuk mund të jetë i suksesshëm.

Çështja e referendumit po shfaqë dilema të shumta në opinion. Ekspertë të statistikës vlerësojnë se dalja në referendum duhet të jetë të paktën 50% dhe prej atyre më tepër se gjysma duhet të jenë pro referendumit.

Nesimi shton se diskutabile do të jetë fakti nëse VMRO DPMNE-ja vendos të bojkotoj referendumin, nëse ndodhë e njëjta, siç thotë ai, referendumi nuk do të jetë i suksesshëm.

Formimi i përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe mbajtja e referendumit janë çështje, në të cilat në periudhën e ardhshme do të fokusohen faktorët politikë në vend. Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se debati lidhur me referendumin dhe të gjitha çështjet e ndërlidhura me të, mes të cilëve edhe formimi i KSHZ-së, do të fillojë nga fundi i këtij muaji. /Xhumadije Ibraimi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here