SHARE

NJTKZ apel për kujdes të shtuar

Zjarri që dje shpërtheu në një shtëpi familjare në fshatin Tudencë të Komunës së Jegunovcës ka shkatërruar tërësisht katin e dytë duke shkaktuar dëme të mëdha material. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer si pasojë e motit të lig dhe goditjes së rrufesë. Nga Njësia kundër zjarrit në Tetovë bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos tani kur temperaturat janë në rritje.

Nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë njoftuan se kanë intervenuar me katër automjete dhe me shtatë zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarrin që kishte kapluar këtë shtëpi të Familjes Tasevski në Tudencë të Komunës së Jegunovcës. Pronarët e shtëpisë nuk deshën të prononcohen para kamerave, por nga njësia territoriale kundër zjarit informojnë se zjari filloi mbrëmë në orën 23:30 minuta dhe ekzistonte rreziku që flakët të përhapen edhe në shtëpitë tjera. Njoftohet se ka qenë moti i lig shkaku i zjarrit dhe zbrazjet e mëdha elektrike gjatë ditës së djeshme.

Nga Njësia kundër zjarrit në Tetovë edhe njëherë kanë bërë thirrje për një vigjilencë më të madhe dhe kujdes të shtuar, sidomos tani kur tempratuart arrijnë maksimumin.

Ky është rasti i tretë me radhë që zjarret dëmtojnë objekte në rajonin që mbulon Njësiti Kundër Zjarrit në Tetovë. Përveç thirrjeve për kujdes të shtuar, nga ky njësit apelojnë që automjeteve të urgjencës t’u mundësohet qarkullimi i lirë, ngase siç thonë, ndonjëherë në pyetje janë sekonda e minuta. /Art Channel/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here