SHARE

Ndeshja Tiraspol – Shkëndijaluhet nesër në orën 19:00

Kampionai i Maqedonisë në futboll skuadra e Shkëndijës nga dita e diel, ka zbarkuar në Moldavi në pritje të ndeshjes kthyese të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës Sherrif Tiraspoll. Pas akomodimit ekipi sonte zhvillon një seancë stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshje. Po, ajo që është më e rëndësishme në ekip ka një atmosferë pozitive që jep shpresa se kuqezinjtë tetovarë do të grumbullojnë energji për të rujatur rezultatin nga ndeshja e parë që u zhvillua në Shkup.

Trajneri Qatip Osmani para nisjes për në Moldavi në një deklaratë ekskluzive për Art Channel theksoi se me kujdes kanë analizuar ndeshjen e parë ku kanë vërejtur gabimet e bëra sidomos në pjesën e dytë të lojës, ndaj edhe kanë punuar për t’i eliminuar ato.

“Sa u përket gjasave, mendoj se gjasat janë që Shkëndija ta kaloje edhe pse ka përparësi minimale, por luajmë në një fushë ku lejohet të luhet, ashtuqë nëse arrijmë  ta  imponojmë lojën tonë besoj që Shkëndija do të  kalojë” deklaroi Qatip Osmani trajner i Shkëndijës.

Duke marrë parasysh se ekipit për një kohë të gjatë do t’i mungon Marjan Radevski i lënduar, trajneri Osmani tha se tani në disponim e ka prurjen e fundit Valmir Nafiun.

“Po, momentalisht Valmir Nafiu është në disa testime që i bënë klubi si zakonisht lojtarëve të ri që vinë, dhe besojmë se sigurisht do të jetë në kombinim” tha trajneri Osmani.

Ndeshja Sheriff Tiraspol – Shkëndija, do të zhvillohet nesër me fillim në orë 19:00, në stadiumin e qytetit në Tiraspol. /Shaban Sinani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here