SHARE

Byroja për Metrologji, si Institucion Kombëtar Metrologjik i Republikës së Maqedonisë, më 27 gusht të vitit 2018, në Shkup, nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit me Institutin për metrologji në Bosnjë dhe Hercegovinë (IMBiH).

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Byrosë për metrologji, z-nja Merita Mustafai dhe z. Zijad Dzemik, drejtor i IMBiH.

Të dy institucionet janë bartësit e infrastrukturës metrologjike në nivel kombëtar dhe si të tilla paraqesin një element kyç në ndërtimin e infrastrukturës për cilësinë, sigurimi i uniformitetit në matjet, si dhe në krijimin e politikave dhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e metrologjisë.

Nënshkrimi i këtij memorandumi për bashkëpunim paraqet kornizë me të cilën definohet bashkëpunimi veç ekzistues ndërmjet dy institucioneve. Memorandumi i nënshkruar, në të njëjtën kohë paraqet një bazë e mirë dhe nxitje për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, hap mundësi dhe perspektiva, para së gjithash nga aspekti i shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave nga fusha, si në metrologjinë shkencore, ashtu edhe në atë ligjore, nëpërmjet organizimit të vizitave të ndërsjella të ekspertëve, organizimi dhe pjesëmarrja në seminare, punëtori, në kahjen e përforcimit të kapaciteteve institucionale.

Byroja për metrologji, deri tash ka realizuar bashkëpunim me Institutin Nacional për Metrologji të Republikës së Turqisë (TUBITAK UME), Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë së Republikës së Shqipërisë (DPM) dhe Instituti për Metrologji i Republikës së Sllovenisë (MIRS), Instituti për Metrologji i Republikës së Bullgarisë (BIM) dhe Drejtoria për matje dhe metale të çmuara e Republikës së Serbisë (DMDM).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here