SHARE

Një kamion me emigrantë është rrëzuar në Izmir të Turqisë. Për pasojë 22 persona kanë mbetur të vdekur

Nga aksidenti, 19 persona humbën jetën në vend, ndërsa 3 të tjerë në spital. Mes viktimave kishte edhe fëmijë.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është përmbysur teksa transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Menderes të qytetit Izmir në Turqi, raporton “Anadolu Agency”.

Kamioni po lëvizte nga rajoni Aydın në drejtim të qytetit Izmir dhe pasi ka dalë nga rruga, është përmbysur në zonën Degirmençay, të rajonit Menderes.

Ekipet e policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin.

Si pasojë e aksidentit, 19 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 3 të tjerë kanë humbur jetën nëpër spitale.

Në spitalet e qytetit gjenden 23 të plagosur, trajtimi i të cilëve vazhdon. Ndërkohë, mësohet se shoferi i kamionit nuk ka pasur patentë për drejtimin e kamionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here