SHARE

Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar në varrezat e dëshmorëve në Tetovë…

Me një minutë heshtje nga familja, bashkëluftëtarët, shokët, është përkujtuar në varrezat e dëshmorëve  në Tetovë 12 vjetori i rënies së komandantit të UÇK–së,  Isa Lika – Komandant Ilirit. Bashkëluftëtarët kujtuan se veprat e komandant Ilirit i shohim ne sot pasi ai nuk u trembë asnjëherë dhe kurrë ishte nevoja dhe kur e kërkoi atdheu ai ishte i pari në front për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.

“Është një krenari që ne sot, me aq numër, pas 12 viteve, sepse sot është 12 vjetori i rënies së Ilirit, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtën krenari, po e përjetojmë veprën e Ilirit”,- tha komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika.

“Ai i tillë ishte që jetën ia dha Pollogut të Sharrit, ia dha Arbërisë dhe Ilirisë, dhe nuk pati fatin që t’i ketë pasuesit e tij. Por, që pasuesi i ka gjitha gjeneratat, të dy universiteteve dhe gjitha viseve shqiptare, të cilat e kanë pranuar si birin më të shtrenjtë të trojeve shqiptare, me të ngjashëm sikurse ai me Abedin Rexhën, i cili u vra drejtpërsëdrejti me Harun Aliun dhe shumë të tjerë”,- u shpreh kryetari i ShVL-UÇK-së, Fazli Veliu.

“Iliri nuk ishte vetëm luftëtar, por ishte edhe vizionar për të ardhmen e popullatës tonë. Për Ilirin flasin veprat, Iliri nuk ishte rastësisht pjesëtar i dy luftërave dhe komandat i Brigadës 112, i cili u frymëzua nga gjyshërit e vet”,- tha bashkëluftëtari, Rafis Aliti.

Të pranishmit vendosën kurora lulesh mbi varret e dëshmorëve të kombit në Kompleksin e dëshmorëve në qytetin e Tetovës, në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të palodhshme për atdheun. Isa Lika u vra në vitin 2006 para shtëpisë së tij dhe sot e kësaj dite po punohet në zbardhjen e rastit. (Visar Sadiki, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here