SHARE

Jashtë, për një jetë më të mirë!

Me mijëra të rinj nga Maqedonia kanë bërë gati valixhet duke blerë biletën për një drejtim. Maqedonia po ballafaqohet me të ashtuquajturën “murtaja  e bardhë”, një proces i pandalshëm me përmasa shqetësuese.

Këto janë pamjet që gati çdo ditë e javë i shohim nëpër stacionet e autobusëve nëpër qytete të ndryshme të vendit. Nisja për në vendet e perëndimit, siç thonë ata, për një jetë më të mirë, është bërë përditshmëri kurse shqetësuese paraqitet fakti që po largohet pjesa më vitale e shoqërisë – të rinjtë.

Të shumtë janë personat që nisen nga vendi me kontrata pune jashtë shtetit, deklaron Arben Ziberi, pronari i një agjencie udhëtimesh. Sipas tij, nga grupmoshat që lënë vendin dominojnë më së shumti të rinjtë.

Derisa Banka Botërore, EUROSTAT-i dhe Kombet e Bashkuara, përmes analizave sporadike dhe hulumtimeve bëjnë vlerësime të numrit të të larguarve nga Maqedonia dhe pasojave nga kjo dukuri, në vendin tonë sipas statistikantëve, ende nuk kemi një ndjekje relevante dhe matje të ekzodit të largimit. Të gjitha licitimet, me numrat për përdorim të brendshëm, vihen në pikëpyetje, për shkak se operacioni më i rëndësishëm statistikor – Regjistrimi i Popullatës, nuk është zbatuar që nga viti 2002. /Blerona Jakupi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1881454245225235&id=172115906159086

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here