SHARE

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pasi militantët kanë hedhur 370 raketa në Izrael. Së paku tre palestinezë u vranë nga sulmet në Gaza, ndërsa një civil u vra në një sulm me raketa në qytetin izraelit të Ashkelonit.

Edhe Izraeli, edhe Hamasi kërcënuan se do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Vëzhguesit thanë se, që nga vit 2014, ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit e cila eshte nje organizate palestineze qe kontrollon Rripin e Gazës. /Agjencitë/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here