SHARE
6E09663C-AB7C-408C-8A66-E04F3889ACF0_w1023_r1_s

Banorët e lagjes “Astriti” në Tiranë janë përplasur me Policinë e Shtetit gjatë një proteste para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, përderisa brenda në Kuvend po mbahej seanca plenare. Protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë shkopinj, gurë dhe tymuese. Si rezultat i përplasjes, disa qytetarë dhe gjashtë efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar.

Protesta kishte për shkak projektin e Unazës së re në Tiranë, ndërtimi i së cilës prekë vendbanimet e qindra banorëve, prona këto të zhytura në konteste pronësore me komunën. Këta qytetarë në javët e fundit kanë protestuar duke kërkuar që shtëpitë e tyre të kompensohen me vlerën e plotë të tregut. Megjithatë, kryeministri Edi Rama, përmes postimit të një videoje në rrjetin e tij social Facebook tha se “paligjshmëria nuk do të dëmshpërblehet”. /Agjencitë/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here