SHARE

Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit.

Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit la të vrarë së paku 27 njerëz dhe 50 të tjerë të plagosur. Shpërthimi ndodhi në qarkun Ismai Khel, derisa njerëzit ishin mbledhur për faljen e Xhumasë.

Abed Ahmad Zia, zyrtar i qeverisë së provincës, tha se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Talibanët në të kaluarën i kanë dënuar sulmet ndaj tubimeve fetare.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke e quajtur “anti-islamik dhe çnjerëzor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here