SHARE

Kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë, Bekim Memeti nga data 19 gjer në 24 nëntor ka qenë pjesë e projektit “Përforcimi i këshillave komunal”, organizuar nga UNDP dhe Agjensioni Zvicerian për Zhvillim dhe bashkpunim SDC.
Memetit i është dhënë mundësia që nga afër të ndjek punën e këshillave komunal të qyteteve si Zagrebi, Bjelovari dhe Sisaku në Kroaci, poashtu edhe të qyteteve si Ljubljana, Maribori dhe Podčetrtekut në Slloveni.


Ai për portalin tonë shprehet se kjo ka qënë një mundësi shumë e mirë: “Ishte shumë mirë. Ne si këshill çdo eksperiencë të mirë që marrim jashtë vendit tonë mundohemi ta vendosim në praktikë edhe gjatë punës sonë në këshill. Për të qenë një komunë moderne duhet ndjekur edhe modeli i komunave tjera dhe të bëjmë të njejtat në qytetin tonë, për të mirën e qytetarëve tanë. Kishim mundësinë që atje të takohemi gjithashtu edhe me Asocacionin e Komunave në këto shtete dhe me përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal”.

Mes të tjerash kryetari i këshillit komunal së Tetovës së bashku me 11 kryetarë të tjerë të këshillave komunal kanë vizituar Ambasaden e Maqedonisë në Zagreb dhe Ljubljanë ku kanë qenë të mirpritur nga ushtruesit e detyrës në këto institucione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here