SHARE

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ngriti 14 padi penale kundër 14 personave të cilët ishin të përfshirë në incidentet e grupeve të tifozëve nga Tetova, ku kishte brohoritje nacionaliste, shkrime ofenduese dhe disa që hodhëm me gurrë dhe shishe në një objekt të Tetovës.

Bëhet fjalë për incidentet e 2, 3 dhe 4 nëntorit, kur një grup i tifozëve me përkatësi etnike maqedonase brohoritnin fjalë ofenduese ndaj shqiptarëve, e më pastaj grupi i tifozëve shqiptar e bënin të njëjtën kundër maqedonasve.

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër Zh.M (35), S.B(23), S.M(24), B.M(31), M.P(34), të gjithë nga Tetova për shkak se ka dyshime të bazuara për kryerjen e dy veprave penale “dhunë” dhe kundër D.B(20) nga Shkupi, M.B(28), S.Sh(28), A,J(20), B.I(25), B.C(28), Sh.Z(27), të gjithë nga Tetova dhe V.T(17) nga fshati Trebosh për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë’.

Më dy nëntor të këtij muaji nga ora 18:00 deri në ora 21:00 në Tetovë, në shënimin e 30 vjetorit të formimit të grupit të tifozëve nga Tetova, i akuzuari i parë, dytë, tret, katërt dhe pestë, duke lëvizur në rrugë të Tetovës kanë brohoritur me fjalë ofenduese.

Ditën e ardhshme në periudhën nga 12:00 deri në ora 16:00 në Tetovë, para fillimit të ndeshjes së FK “Teteks” dhe Fl “Trim Lum”, si dhe gjatë ndeshjes, të akuzuarit kanë bërë thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here