SHARE

Eksperti për çështje juridike Naser Zyberi nuk e përjashton faktin se situata e krijuar në Maqedoni pas arratisjes së ish kryeministrit Gruevski..

Eksperti për çështje juridike Naser Zyberi nuk e përjashton faktin se situata e krijuar në Maqedoni pas arratisjes së ish kryeministrit Gruevski dhe marrjes së azilit politik nga qeveria Orban, si dhe arrestimeve që pasuan menjëherë më pas, rrezikon të reflektojë edhe në përmbushjen e obligimeve të Maqedonisë në raport me proceset e filluara integruese.

Zyberi për TVM2 thotë se pikërisht tani, kur Kuvendi është në vigjilje të përmbylljes së obligimeve të dala nga Marrëveshja e Prespës, madje realizimi I Planit 18, si dhe përgatitja e raport- progresit nga Komisioni Europian, vendi po ballafaqohet me çështje mjaft të ndijshme, që rrjedhimisht harxhojnë fuqi politike .

“Këtu në rend të parë kam parasysh faktin që duhet të sigurohet shumica parlamentare, 80 vota në fazën e fundit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ngjarjet e fundit në kuptim të arrestimit të disa figurave të ish pushtetit, arratisja e ish kryeministrit, funksionimin në këtë mënyrë të gjyqsorit sigurisht që mund të kenë ndikim në zvarritjen eventuale të disa proceseve politike. Në këtë funksion ishte edhe mungesa e kryeministrit Zaev ne Samitin e kryeministrave të vendeve të BE-së me me atë të vendit kryesues të BE-së, që flet se Maqedonia po kalon në fazë delikate të proceseve të brendshme”, u shpreh analisti politik Naser Zyberi.

Zyberi thotë se për situatën e krijuar është dashur të ketë reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare. Thirrjet e BE-së i quan veprime joserioze.

“Unë kam pritur nga SHBA dhe BE një reagim më serioz ndaj organeve të pushteti në Hungari sepse është e qartë që Hungaria ka bërë një ndërhyrje të palejueshme në punët e brendshme të RM – së me faktin që personin e arratisur që i ik drejtësisë në RM, i ka organizuar transport diplomatik që nga kufiri me Shqipërinë deri në Hungari dhe kjo është e palejueshme për një shtet europian të verpojë në këtë mënyrë dhe brenda një afati prej një jave ti sigurojë azil politik njeriut më të kërkuar në Maqedoni”, theksoi Zyberi.

Eksperti Juridik Naser Zyberi tha gjithashtu se sjellaj e BE-së ndaj Hungarisë flet se edhe Brukseli aplikon standarte të dyfishta, varësisht raporteve që ka me vendet anëtare, apo ato candidate.

NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here