SHARE

Paraburgim për pesë persona   

Trembëdhjetë persona dyshohen për përfshirje në këmbim zjarrin para kazinos në Tetovë, mbrëmjen e së premtes. Për dy të dyshuar, të cilët gjatë incidentit kanë shfrytëzuar armë automatike, është ngritur procedurë hetimore për veprën e bërë penale. “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe për vepër penale Përpunim i palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse. Njëri prej dy të dyshuarve është në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes”.

Procedura hetimore zbatohet edhe kundër tre personave të tjerë për vepër të bërë penale, shkaktim i rrezik të përgjithshëm dhe për vepër penale, përpunim i palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse. Siç kumtoi Prokuroria publike e RM-së, për tetë personat tjerë të paraqitur për të cilët ekziston dyshim se janë involvuar në incident do të ngritet procedurë e shkurtuar për vepër të bërë penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Për pesë të dyshuar është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

“Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor para një kazino në Tetovë, kur katër të punësuar të  dyshuar në agjencinë për sigurim nga njëra anë dhe të dyshuarit tjerë nga ana tjetër kanë ardhur në konflikt për shkak të parave të humbura në kazino në vlerë prej 3.600 eurove nga njëri prej të dyshuarve. Me këtë rast me pushkë automatike dhe armë, kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe njerëzve edhe atë në një vend ku ishin të mbledhur një numër i madh njerëzish”, thuhet në kumtesën e PPRM-së.

Prokurori kompetent publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore në Tetovë ka dorëzuar Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuar për të cilët u soll urdhër për zbatimin e procedurës hetimore. Nga ana e gjykatësit së procedurës paraprake, propozimi i tillë u pranua edhe të dyshuarve u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Për të dyshuarin i cili është në arrati masa do të fillojë të zbatohet pas kapjes dhe privimit nga liria. /Klan Maqedoni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here