SHARE

“Ju na jepni mundësinë, ato të na falin suksesin neve”

Me moton “Ju na jepni mundësinë, ato të na falin suksesin neve” filloi manifestimi kushtuar i ‘Ditës Ndërkombëtarë të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta’ në Universitetin e Tetovës. Ky aktivitet tash më tradicional realizohet nga studentët e programit studimor Edukimi Special dhe Rehabilitim.

Kjo ditë nuk duhet vetëm të shënohet si e rëndësishme në kalendarin historic, por edhe këta fëmijë duhet përkrahur në integrimin e tyre, u shpreh Bujamin Memedi.

Në emër të prindërve, një nënë u shpreh se përballen me peripeci të mëdha dhe se duhet më shumë përkrahje edhe nga ana institucionale.

Edhe Qeveria e RM-së ka shënuar këtë ditë ndërkombëtare me pjesëmarrje të Kryeministrit, Ministrave, shefit të delegacionit të BE-së Samuel zhbogar, si dhe përfaqësuesëve të organizatave qytetare. Kryeministri Zaev ka theksuar se parimi kryesor i kësaj qeverie është pranimi i dinjitetit dhe vlerave si dhe të drejta të barabarta për të gjithë në shoqërinë tonë si themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

“Më 30 Mars të vitit 2007 e nënshkruam, kurse më 5 Dhjetor 2011 e ratifikuam konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, konventa paraqet instrumentin e parë ndëkombëtaro-juridik dhe të obligueshëm përmes së cilit vërtetohen standardet minimale për të drejtat e këtyre personave.” –tha Kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë Benjamin Perks përfaqësuesi i Unicefit duke shënuar ditën e fëmijëve me nevoja të veçanta, ka deklaruar se në Maqedoni ka 21.000 fëmijë me aftësi të kufizuara. Siç ka theksuar, sipas vlerësimeve thuajse gjysma prej tyre, ndoshta nuk shkojnë në shkollë, dhe kanë shumë pak mundësi për lojëra dhe miqësi. /Klan Maqedoni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here