SHARE

Numri real disa herë më i madh se statistikat

“Droga dhe të rinjtë” ishte tema e ligjeratës së mbajtur në hapësirat e Universitetit të Tetovës në ditën ndërkombëtare kundër drogës. Rreth 500 persona përdorues të lëndëve narkotike janë të regjistruar në rrethin e Pollogut. Këto të dhëna u shpalosën në ligjeratën “Droga dhe të Rinjtë” në Universitetin e Tetovës, por dyshohet për dyfishë ose trefishë numër më të lartë, marrë parasysh personat që nuk figurojnë si përdorues.

Se numri i përdoruesve të lëndëve narkotike është dhjetëra herë më i lartë e pohon edhe Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Hops” Boban Pavllovski:

“Numrat e shfaqur sot janë numrat që njerëzit drejtpërdrejtë kanë ardhur dhe kanë kërkuar shërbime tek ne, gjegjësisht në Qendrën për Zvogëlim të dëmeve. Në vitin 2008 filloi implementimi i programit me personat përdorues të drogës dhe deri tani janë regjistruar 484 persona. Ky numër në praktikë është dhjetë herë më i madh, është më alarmant. Këtu kemi treguar numrat që posedojmë ne, të cilëve u kemi dhënë shërbime”.

Ligjerata ”Droga dhe të rinjtë” kishte për qëllim sensibilizimin e studentëve dhe nxënësve rreth kësaj dukurie negative, ndërkaq u organizua nga Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Organizatën Joqeveritare “Hops”. /Lulzime Ameti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here