SHARE

Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, shumë herë është ankuar për kushtet e mjerueshme që ballafaqohen çdo ditë pune..

Disa të punësuar kanë protestuar, për kushtet e vështira, dhe për mos pagesën gjatë ditëve të vikendit dhe ditëve festive. Këtyre protestave nuk ju bashkëngjitën të gjithë të punësuarit e NJTKZ edhe pse nga Sindikata u shprehën se shumica e tyre përkrahë këto protesta.
“Festa shtetërore gjithkund paguhet nga 150 për qind tek ne 42 për qind. Vikendi paguhet 29 ndërsa duhet të jetë 40 për qind, dhe e njëjta edhe me ndërrimin e natës. Shiheni, nëse dorezat i kemi të këtilla, mund ta paramendoni si i kemi kaskat, pantallonat dhe këpucët, gjitha janë të dëmtuara”, tha Igor Simovski, nënkryetar i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve.
“Pas tre tentimeve tonë që të realizojmë takim me kryetaren e komunës që nga muaji korrik, ai takim nuk u realizua dhe nuk e dimë arsyen se përse. Pajisje mbrojtëse të reja për shuarje të zjarrit nuk kemi pranuar që nga viti 1999. Sa i përket pajisjeve personale për punë, tanimë shtatë vite nuk kemi pranuar asnjë copë”, tha Sasho Mishevski, Kryetar i Sindikatës.
Nga komuna e Tetovës përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se këta persona janë politikisht të motivuar, dhe se komuna është angazhuar seriozisht për përmasimin e kushteve në këtë institucion.
“Ne si udhëheqësi komunale jemi angazhuar seriozisht për përmirësimin e kushteve të këtij institucioni. Që nga viti 2013 kemi siguruar donacione në vlerë prej 400.000 eurove, investime kryesisht në mjete të punës, uniforma, si dhe kamionë për shuarjen e zjarreve. Në vitin 2015 më bazë të Ligjit për veprimtari zjarrfikëse dhe Ligjit për marrëdhënie pune, Komuna e Tetovës miratoi rregulloren e re me të cilën u bë rritja e rrogave të zjarfikëssve sipas metodologjisë. Këto lëvizje kanë të vetmin qëlim, arrtijen e qëllimeve politike nga qarqe të caktuara politike, që mundohen të sabotojnë punën shumë fisnike dhe të dëshmuar ndër vite të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë”, thuhet në komunikatën e komunës së Tetovës.
Sindikata e pavarur e zjarrfikësve janë shprehur se do vazhdojn me protesta.
VISAR SADIKI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here