SHARE

Atentatori i Strasburgut, që vrau 4 persona dhe plagosi 13 të tjerë, është identifikuar si Cherif Chekatt, 29 vjeçar…

Ai është një ish i dënuar dhe i burgosur 20 herë për vepra të vogla penale dhe së fundmi i sinjalizuar si element “i radikalizuar”.
Sipas prokurorit publik, Remy Heitz, sulmuesi i Strasburgut, ka bërtitur “Allahu Ekber” gjersa hapi zjarr ndaj njerëzve që kishin dalë në mbrëmje tek tregu i Krishtlindjes.
I dyshuari i kishte shpëtuar arrestimit në mëngjesin e djeshëm gjatë një kontrolli në banesën e tij.
“29-vjeçari ishte armatosur me një armë dhe një thikë, ndërsa arriti të arratisej nga zona me një taksi që e çoi në lagjen Neudorf, 10 minuta më vonë. Shoferi  i cili u dëgjua si dëshmitar tha se njeriu i kishte kërkuar atij ta merrte atë në atë lagje pa dhënë ndonjë adresë dhe se ai do ta udhëzonte atë atje. Regjistrimi i tij i policisë tregon 27 dënime për krime të zakonshme të kryera për tërësinë e afërt në Francë, por edhe në Gjermani dhe Zvicër”,- theksoi prokurori publik, Remy Heitz.
“Ai luftoi dy herë me forcat tona të sigurisë. Kontrollet kufitare janë përforcuar, ndërkohë që do të garantohet më shumë siguri në të gjitha tregjet e Krishtlindjes”,- u shpreh ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner.
Qindra oficerë janë të përfshirë aktualisht në kërkim të personit të armatosur. Autoritet kanë njoftuar për rritjen e nivelit të sigurisë në nivel emergjent, ndërsa dyshohet se agresori nuk është më në Francë.
REJHANE BUSHI METAJ

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here