SHARE

Veprimtari Ismet Sylejmani ka uruar qytetarët me rastin e votimit të tri projektligjeve të FSK-së për transformim në ushtri.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me heroin Shaban Viqa-Baci!

“Urime, sot u bë edhe de jure Ushtria e Kosovës! Në themelet e luftërave për liri e çlirim të Kosovës dhe viseve të saja, është lufta heroike, është kontributi Yt i madh, puna dhe djersa Jote e pazëvendësueshme! Tri emblemat e ushtrive çlirimtare, si askujt të shkëlqejnë Ty në gjoksin Tënd të pamposhtur! Lavdi!”, ka shkruar Sylejmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here