SHARE

Vitin që lëmë pas edhe përskaj shumë sfidave me të cilat u përballë vendi…

Vitin që lëmë pas edhe përskaj shumë sfidave me të cilat u përballë vendi, ekspertët  e vlerësojnë si vit  i progresit për Maqedoninë, njofton ‘infOSport.mk’.

Vizitat e njëpasnjëshme të ndërkombëtareve dhe  arritja e Marrëveshjes së Prespës  është  një e arritur historike e cila e karekterizoi vitin 2018-të.

Profesorët universitarë Mersim Maksuti dhe Bashkim Selmani thonë për TVM2 se gjatë këtij viti u shënuan edhe shumë zhvillime të tjera të lidhura me efikasitetin  apo jo të gjyqësorit, implementimin e Planit 18, epilogjet nga proceset e shumta gjyqësore, ikjen e ish kryeministrit Gruevski, miratimi i ligjit për gjuhët, ligji për amnistinë për 27 prillin, dhe shumë ngjarje tjera.

“Arritja e Marrëveshjës së Prespës, ratifikimi i saj, tani jemi në fazën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe pritjes së hyrjes së saj në fuqi, që do ndodh në fillim të vitit që vjen kur flasim për moment të rëndësishëm pozitiv është edhe miratimi i ligjit të përdorimtit të gjuhëvce në rastin konkret të gjuhës shqupe,një cështje tjetër ishte edhe shkeljet që bëri presideti kushtetutëls me mosnënshkrimin e ligjit të gjuhëve dhe mosnënshkrimi i ratifikit të marrëveshjes së prespeës që do lë gjurmë të pakëndshme në historikun endërtimit të këtij shteti” –  thotë analisti, Mersim Makusti.

“Enigma për vitin 2018 do të mbetet ngatërresa juridiko politike që identifikohet me amnistinë e cila nuk përmban as në aspektin gjyqësor e as në atë politik dhe poashtu do ketë edhe pasoja s ai përket funksionimit të shtetit dhe së drejtës në këndvështrim ndërkombëtar dhe besoj se ndërkombëtarët do reagojnë për funksionimin e sistemit gjyqësor” – u shpreh analisti, Bashkim Selmani.

Sipas analistëve për vitin 2019 Maqedoninë e presin sfida edhe më të mëdha.

“Arritja e Marrëveshjës së Prespës dhe arritja e miratimit të gjuhës shqipe ,që priten në fillim të vitit të ardhshëm të hynë në fuqi dhe pamëdyshje jan një hap shum pozitiv për vendin tonë” – deklaroi Maksuti.

“Fillimin e vitit 2019 Maqedonia të aderojë në Nato dhe BE edhe pse edhe nëse aderon në NATO dhe BE, gjendja e vështirë e gjendja sociale  e qytetarëve akoma më tepër do vështrësohet për këtë flasin edhe vet indikacionet për largimin e të rinjëve jashtë Maqedonisë” – tha Selmani.

Analistët shpresojnë se në  2019-ën, vendi do të duhet  të fokusohet më shumë në realizimin e reformave të nevojshme  të cilat do të garantojnë  integrimin sa më të shpejtë të vendit në strukturat euroatlantike.

(Flutura Latifi, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here