SHARE

Pas publikimit të historisë së Agimi Terziut në TVM2, e cila jetontë në kushte të mjerueshme..

Pas publikimit të historisë së Agimi Terziut në TVM2, e cila jetontë në kushte të mjerueshme, fati i tyre ka ndryshuar rrjedhën sepse këtë familje e morri përsipër fondacioni “Ferdaus”, duke i ndërtuar shtëpi të re.

Përfaqësuesi i këtij fondacioni për Maqedoni, Senad Shabani, i dhuroi çelësat e shtëpisë kryefamiljarit

Shabani rrëfen se historia e tyre i preku tej mase prandaj ata filluan rrënimin e shtëpisë së vjetër dhe familjen e zhvendosën në një shtëpi tjetër deri në finalizimin e projektit.

“Pas publikimit nga ana juaj si Televizon shtetëror i Maqedonisë, ne në koordinim me stafin ‘shqiptarët për Shqiptarët’, ramë dakort që ti ndihmojmë kësaj familje. Ne menjëherë morrëm aksion për prishjen e shtëpisë së vjetër, asaj nuk mund ti thuhet shtëpi sepse kushtet në  të ishin katastrofale. Filluam punimet dhe i kemi ndjek hap pas hapi bashkë me stafin” – tha përfaqësuesi i Fondacionit Ferdaus për Maqedoni, Senad Shabani.

Në derën 59 në lagjen Gazi Babë të Shkupit, në një shtëpi tërsisht të rrënuar, ka jetuar Agim Terziu bashkë me 3 motrat e tij njëra e verber, tjetra gjysëm e verber  dhe me vogla e paralizuar tërsisht.

Ata janë rritur jetima. Në moshën 7 vjeçe  mbetën pa baba,  pas një kohe të shkurtër ju vdiq dhe e ëma. U rritën të vetëm duke e mbështëtur njëri tjetrin.

Agimi, kryefamiljari ka qëndruar në spital 6 vite të plota dhe është lëshuar për kurim shtëpijak para një viti. Deri tani kanë mbijetuar me ndihmën e komshinjëve dhe njerëzve bamirës. Pas publikimit të historisë, jeta e tyre morri kahje tjetër, duke i ndryshuar gjërat në të mirë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here