SHARE

Edhe pse fillimviti na ofroi ditë me diell, situata pritet të ndryshojë në ditët në vazhdim.

Edhe pse fillimviti na ofroi ditë me diell, situata pritet të ndryshojë në ditët në vazhdim, kur pritet fillimi i reshjeve të borës deri në 10 cm, ndërsa nëpër vendet malore deri në 20 cm. Gjatë fundjavës, madje, pritet një rënie e madhe e temperaturave që gjatë natës pritet të prekin në minus 14 gradë.

“Gatë fundjavës priten temperatura deri në -14 gradë celsius në Berovë, ndërsa në vendbanimet tjera temperaturat e mëngjesit do të jenë në intervalin prej – 5 deri në – 10  gradë celsius. Temperaturat fillojnë të ulen ndjeshëm nga dita e enjte në mëngjes, e sidomos gjatë natës, ku pritet që vazhdimisht të jenë në vlera minus”,- tha një meteorolog.

MOTI I FTOHTË, TË PASTREHËT SHFRYTËZOJNË STREHIMORET

Ulja e temperaturave padyshim që ndikon tek të pastrehët. Për ta po kujdesem qendrat e strehimit, të cilat që në fillimin e sezonit të dimrit kanë hapur dyert për t’u ofruar një kulm të ngrohtë, ushqim, veshje dhe ndihmë mjekësore.

“Gjatë natës kishim 10 persona të pastrehë që e shfrytëzojnë këtë strehimore të ngrohtë. Gjatë ditës, vetë ata nuk shprehin interesim të qëndrojnë këtu, pasi që shumë prej tyre ditën kërkojnë lëmoshë, disa prej tyre edhe punojnë në punë të përkohshme që të mbijetojnë. Për momentin këtu kemi vetëm një të pastrehë që është në gjendje të rëndë shëndetësore”,-theksoi koordinatorja e Punktit të të pastrehëve – “Momin Potok”, Dragana Llazarevska.

Gjatë dy javëve të fundit, rreth 15 persona të pastrehë kanë qëndruar në punktin e Kryqit të Kuq të Momin Potokut.

(Vlora Latifi Topojani, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here