SHARE

Zëvendës ministri Agim Nuhiu, për videon kundër dhunës: E luftojmë dhunën kudo shfaqet me mjete ligjore demokratike. Zëvendësministri I Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në profilin e tij, ka komentuar me fjalë të fuqishme, videon kundër dhunës në stadiume apo jotolerancës. “Vuajtjet e kësaj pjese të Ballkanit, duam t’i shndërrojmë në energji pozitive për të reflektuar vlerat tona të mirëkuptimit, tolerancës dhe unitetit me dallime”, ka shkruar zv.ministri Nuhiu në profilin e tij në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i zëvendës ministrit Agim Nuhiu në fb:

“Dallimet tona nuk bën të na përjashtojnë nga të qenët pjesë e një tërësie që ecën drejt vlerave përbashkuese me diversitet. Ne, duke qenë pjesë e një mozaiku që ia shton vlerat Ballkanit dhe Evropës, nuk guxojmë të lejojmë të bëhemi as burim, as përhapës të urrejtjes apo dhunës. Vuajtjet e kësaj pjese të Ballkanit, duam t’i shndërrojmë në energji pozitive për të reflektuar vlerat tona të mirëkuptimit, tolerancës dhe unitetit me dallime, ashtu siç ia kemi dëshmuar vetes, me synimet për orientimin e fuqishëm euro-atlantik. Unë, së bashku me të gjithë anëtarët e Kabinetit tim, e kemi vlerësuar dhe vlerësojmë me prioritet qetësinë dhe sigurinë qytetare e cila nuk guxon të lëndohet nga askush. Aq më parë, me përkushtim e luftojmë dhunën, kudo shfaqet, me mjetet ligjore demokratike, duke çmuar mendimin e tjetrit për të qenë i lirë në deklarim! Për të sotmen dhe nesërmen tonë, këtu!”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here