SHARE

Nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërkon që qeveria të marrë masa urgjente.

Nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, kërkon që qeveria të marrë masa urgjente për përmirësimin e kushteve në këtë qendër turistike.

Ata kërkojnë  marrjen e të drejtës për menaxhimin e kësaj qendre turistike ELEM-it, pasi, sipas tyre, në kaq vite sa menaxhon me këtë qendër turistike, Kodra e Diellit përballet me probleme të njëjta dhe me kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme për zhvillimin e turizmit.

Kërkojnë që kryeministri Zaev të vizitojë si qytetar i zakonshëm “Kodrën e Diellit”, për të parë atë që shohin turistët e tjerë kur vijnë këtu.

“Sugjerojmë z. Zaev që vizitën në “Kodrën e Diellit” ta bëjë si çdo qytetar, për të parë nga afër vështirësitë reale me të cilat përballen vazhdimisht vizitorët në këtë qendër turistike. Qeveria të analizojë në detaje termet dhe kushtet e kontratave me realizuesin e ski liftit me gjashtë ulëse dhe të ndërmerr masa përkatëse dhe sanksionimin sipas ligjit për votuesit e realizimit sipas kontraktonit. Të bëhet lista e menjëhershme e nevojave më urgjente për të tejkaluar krizën që përsëritet çdo vit në “Kodrën e Diellit”, duke bërë pastrimin e vendparkimeve nga bora, të ketë funksionim të rregullt të ski lifteve, të garantohet rendi dhe siguria dhe të sigurojë funksionin 24 orë të ambulancës në “Kodrën e Diellit”. Kërkojmë nga shoqata aksionare ELEM-it që përfundimisht të heq dorë nga bllokada që i bënë resorit turistik “Kodra e Diellit””,– tha drejtuesi i Nismës “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Hamdi Sulejmani.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre dhe qeveria nuk reagon siç duhet, nga kjo nismë paralajmërojnë protesta dhe bllokim të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit në fundjavë.

“Kodra e Diellit” ka qenë vazhdimisht pjesë e premtimeve elektorale të çdo partie politike, por situata në terren edhe në këtë fillim të sezonit të skijimit tregoi se përveç premtimeve elektorale, kjo qendër turistike asnjëherë më nuk gjendet ndër prioritetet e pushtetit lokal apo qendror, duke u kthyer çdo vit e më shumë në një vend turistik që humbet vizitorët për shkak të kushteve të papërshtatshme për zhvillimin e një turizmi të mirëfilltë dimëror. (Visar Sadiki, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here