SHARE

Lëvizja Anti Bixhoz, edhe një herë i ka bërë thirrje qeverisë, ministrit të financave.

Lëvizja Anti Bixhoz, edhe një herë i ka bërë thirrje qeverisë, ministrit të financave, anëtarëve të Komisionit për sjelljen e ligjit, që të veprojnë në interes të popullatës para se ta sjellin ligjin për lojërat e fatit dhe të përfshihen kërkesat e kësaj lëvizje që të gjithë lojërat e fatit të jenë 3 km larg nga institucionet publike. Sipas tyre, në rast të sjelljes së ligjit pa ndryshimet që mbrojnë interesin e përgjithshëm, përgjegjësia do t’i takojë vetëm atyre që do të votojnë.
“Ju rikujtojmë që ligji në fjalë duhet të mbrojë interesin e atyre që ju sollën këtu të shërbeni për të mirën e qytetarëve. Fajin e mëtutjeshëm nuk do ta bartë kush tjetër pos 120 votave tuaja, nëse sillet ligj në dëm të popullit që doli në protestë dhe shprehu revoltën për këtë çështje. Nëse eventualisht e lini në parëndësi këtë çështje dhe vjen një ligj kundër interesit shoqëror, atëherë do të llogariteni si mbështetësit më të mëdhenj që luajnë me fatin e qytetarëve të pashpresë. Për çdo dështim të kësaj çështje me siguri se përgjegjësia bie direkt mbi ju!”,– deklaroi Jushi Emurrllai nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev, javë më parë, lidhur me sjelljen e Ligjit për lojërat e fatit dhe mbetjen e 6000 qytetarëve pa punë, nga Lëvizjes Anti Bixhoz e cilësojnë si deklaratë të pamenduar mirë dhe joserioze.
“Një deklaratë e tillë është joserioze dhe të mendon për 6000 vende pune ku në të shkatërrohet buxheti, rrënohet  morali, prishet familja  dhe të kesh brengë 6000 vende pune të cilat nuk janë vende ku në të prodhohet, ku në të fitohet, po në të thjeshtë popullata jonë humbën edhe pakë mirëqenie që ka, unë mendoj se është një përgjegjësi e madhe dhe një deklaratë e pa përgjegjshëm”,– theksoi Nuhi Ganija nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Kuvendi i Maqedonisë pritet që të votojë Ligjin për lojërat e fatit brenda 10 ditëve të ardhshme.
VISAR SADIKI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here