SHARE

Kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar 21 prillin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale..

Kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar 21 prillin si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, njofton “TVM2”.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, thotë se kanë nisur përgatitjet intensive për organizimin dhe mbajtjen e tyre.

KShZ sot ka miratuar procedurat dhe rregulloren që ka të bëjë me mënyrën dhe vërtetimin e listave të kandidatëve, veprimin mbi ankesat dhe monitorimin e zgjedhjeve.

“Përgatitjet ndodhen në një fazë të avancuar, kështu që presim shpalljen e zgjedhjeve që të mund të fillojmë me afatet ligjore lidhur me veprimet e mëtejme në përputhje me Kodin Zgjedhor”,- theksoi Oliver Derkovski nga KShZ.

Sa i përket regjistrit zgjedhor, Derkovski thotë se i njëjti azhurnohet në mënyrë të rregullt.

“Materie dinamike e cila në vazhdimësi ndryshon. Ne e azhurnojmë në bazë ditore, praktikisht në njësitë rajonale mbledhim të dhënat e të vdekurve, ndërrimit të adresave dhe i hedhim ndryshimet në regjistrin zgjedhor. Kështu që mendoj se nuk ka arsye që të alarmohet opinioni si më parë. Në regjistrin zgjedhor ndodhen të gjithë shtetasit e RM-së që kanë dokumente valide”,- theksoi Oliver Derkovski nga KShZ.

Në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka kohë për t’u organizuar të njëjtat, thotë Derkovski. Veç implikimit financiar, nuk ka ndonjë pengesë tjetër, pasi që KShZ do të zbatojë zgjedhjet presidenciale, thotë ai.

(Naim Ramadani, TVM2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here