SHARE

Avokati i shtetit dhe Qeveria u dakorduan për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin e “Sopotit”…

Avokati i shtetit dhe Qeveria u dakorduan për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin e “Sopotit” në një vlerë që arrin në mbi 73 milion denarë. Marrëveshja me avokatin e shtetit nuk do të ketë ndryshime. Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Sulejman Sulejmani, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani dhe Zenel Klaiqi do të dëmshpërblehen menjëherë pas miratimit të marrëveshjes.
“Kërkesa është për 144 milion denarë dhe në marrëveshjen e drejtpërdrejtë ajo është përgjysmuar dhe në bazë të një praktike dëmshpërblimi deri më tani, për një ditë vuajtje dënimi tek dëmshpërblimi ka pasur një variacion nga 3 deri në 6000 denarë, por që në marrëveshje është arritur që për një ditë vuajtje dënimi për një ditë të vuajtur burg të dëmshpërblehen me 5500 denarë”,- deklaroi zëvendëssekretari i përgjithshëm i qeverisë, Tahir Hani.
Në marrëveshjen e dëmshpërblimit nuk janë përfshirë Isa Klaiqi, Afrim Ukshini, Selman Jahiu dhe Bashkim Ukshini, që janë të dënuar në mungesë pasi janë në arrati dhe përfaqësohen nga një tjetër avokat. Ata nuk kanë ngritur padi për dëmshpërblim. Njëkohësisht marrëveshja nuk përfshin as dëmshpërblim të trashëguar për familjen e ish të dënuarit të ndjerë në mungesë, Samet Limani. Pas miratimit të marrëveshjes për dëmshpërblim do të ndërpritet edhe procedura gjyqësore në Gjykatën Civile. Paraprakisht, Ministria e Drejtësisë ua mohoi sopotasve të pafajshëm padinë ndaj shtetit, edhe pse e njëjta ishte në përputhje me Ligjin e procedurës penale.
Që në vitin 2003, 13 të dyshuarit e më pas të dënuarit me 156 vite burg, këmbëngulnin se janë të pafajshëm e janë pjesë e një rasti tipik të montuar politik. Por, edhe pse pas viteve të kaluara pas hekurave apo në arrati, ata më në fund u shpallën të pafajshëm, po shumë gjatë për ta  vazhdoi beteja tjetër, ajo për të përfituar edhe dëmshpërblimin ligjor.
BESIMI ABDULLAI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here